Gazetarja e njohur, Ilnisa Agolli, ishte mbrëmë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku foli pak për jetën e saj private.
Ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” hodhi poshtë thashethemet se ajo dhe Meriton Mjekiqi janë ndarë.
Por jo vetëm kaq, pasi Ilnisa tregoi se çfarë raporti ka vajza e saj me moderatorin e njohur. Sipas Agollit, e bija ka një vend ku zgjedh të shkojë vetëm me Meritonin.
Ndërsa e pyetur nëse kanë në plane për të zgjeruar familjen, Ilnisa u shpreh se për momentin jo, për shkak të angazhimeve që kanë të dy.
Pjesë nga intervista:
Si e ke shkruar emrin e Meritonit në telefon?
Jeta jem
Me zemër të kuqe mbrapa?
Të bardhë
Po vajza me Meritonin çfarë marrëdhënie ka?
Janë shumë shokë
Ku zgjedh ajo që t’a shoqërojë Meritoni dhe jo ti?
Të bëj publicitet nëse e them. Po ka një vend.
Keni plane për të zgjeruar familjen?
Për momentin jemi të dy të përkushtuar në nismën tonë të re që kemi marrë. Ai me një projektin që do t’a thotë vetë më vonë, dhe unë me timin. Ndoshta më vonë.