Atilla Kardesh,ish-bashkëshorti i Drenushe Latifit ka hyrë si konkurrent i BBVK,personazh ky i bërë i “famshëm” vetëm pak kohë më parë kur Drenusha tregoi për dhunën fizike dhe verbale të pësuar prej tij prej shumë vitesh.
Me hyrjen e tij si banor,Drenusha reagoi me qetësi, duke thënë se tashmë nuk ndien asnjë ndjesi ndaj tij. Ajo e bëri të qartë se marrëdhënia e saj me Atilla-n është një çështje e kaluar dhe se e vetmja gjë që i bashkon janë dy fëmijët që kanë së bashku.
Edhe Rezarti, i cili ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me Drenushën prej fillimit, reagoi me qetësi dhe i dha dorën Atillës.
Megjithatë, hyrja e Atillës nuk u prit aspak mirë nga një pjesë e madhe e banorëve, të cilët e quajtën personazh jo VIP dhe dhunues atë, duke mbajtur anën e Drenushës.