Pas divorcit nga Ben Affleck, Jennifer Lopez, është shprehur së fundmi se mezi po pret sezonin e festave.
Në një intervistë për People, aktorja ka treguar se po pret me padurim pushimet e fundvitit, që do t’i kalojë me fëmijët dhe familjen e saj të cilët do të vijnë për vizitë nga Bregu Lindor.
“Ka qenë një vit mjaft intensiv për mua dhe mezi pres të kaloj kohë me fëmijët dhe familjen time ”, tha 55 vjeçarja duke shtuar se pushimet për të kanë qenë të veçanta kur ishte fëmijë.
“Gjithmonë i pres me padurim këto momente kur mund të jem me motrat e mia, të pushoj dhe të krijoj kujtime të reja,’ u shpreh aktorja.