Thursday, December 26, 2024
spot_img

“Vendosa të hesht sepse…”-Rrëfehet Ledjona Xheladinaj: U shokova kur pashë deklaratën e vajzës për të atin

- Advertisement -..

Gazetarja Ledjona Xheladinaj, ka rrëfyer për herë të parë gjënë e cila e ka lënduar më së shumti kur doli nga shtëpia e Big Brother Vip.

Gjatë një bisede ajo ka përmendur intervistën që vajza e saj kishte dhënë për raportin me babain e saj ndërkohë që Ledjona ndodhej brenda BBV.

“Kur dola jashtë ajo që më ka lënduar është intervista që i është marrë vajzës. Nuk e kam përjetuar mirë, nuk kam reaguar. Kjo më ka shokuar, më ka vrarë akoma më shumë me situatën që ndodhi brenda. Unë vendosa mos të flas pikërisht për atë aty brenda dhe atë e kishin marrë dhe e kishin intervistuar jashtë,” tha Ledjona.

Ndër të tjera ajo shtoi se asaj kohe zgjodhi të heshtë me arsyetimin se nuk dëshironte që portalet ta risillnin në vëmendje atë intervistë.

“Zgjodha të heshtë, se nëse unë do bëja dicka, do të bëhej e madhe dhe do fillonin ta shpërndanin atë video dhe nuk do ishte diçka e mirë për vajzën.”

Kujtojmë që pasi vajza e gazetares i bëri një surprizë Ledjonës në shtëpinë e BBV, pasi doli dha një intervistë ku rrëfeu se nuk kishte komunikim me babain e saj.

Ajo u shpreh se e kishte marrë malli shumë për të ëmën, teksa tha se kohën që Lediona ishte futur në shtëpi, për të kujdeseshin gjyshërit (prindërit e Ledionës), shoqes e saj dhe koleget.

Më kishte marrë malli shumë, kisha kohë që e prisja. Me mamin kam të përbashkët karakterin, fytyrën, të gjitha. Më kanë qëndruar shoqet e mamit, gjyshërit, koleget”, tha ajo në një intervistë.

E pyetur për momentin më të vështirë që ka përjetuar gjatë kësaj periudhe kur Lediona nuk ka qenë pranë saj, ajo u ndal tek deklaratat dhe mesazhet që babai i saj bëri për të ëmën. Ajo thotë se prej atyre ditëve kur u bënë publike ato mesazhe, nuk flet më me të atin.

“Situata me babanë me ato sms. Flisja, tani nuk flas më, vetëm me nënë dhe gjyshin nga babi. Nuk më ka uruar as për ditëlindje, as për asgjë. Më ka mërzit”, tha Mikaela.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X