Prej disa javësh Rudina Dembacajn e shohim në ekranin e Top Channel, në emisionin “Goca dhe Gra”. Aktorja e dashur për publikun rri pranë fansave të saj edhe nëpërmjet rrjeteve sociale.
Ajo është mjaft aktive në “Instagram”, ku herë pas here bën bashkëbisedime virtuale me ndjekësit e shumtë. Këta të fundit i bëjnë pyetje si nga jeta profesionale ashtu edhe private.
E Rudina nuk ngurron që t’u kthejë përgjigje edhe pyetjeve ‘pikante’ dhe ‘ngacmuese’ që i bëjnë fansat.
Në një bisedë të bërë së fundmi, dikush e ka pyetur Dembacajn në lidhje me ‘burrin e radhës’ dhe aktorja i ka kthyer përgjigje ashtu siç vetëm ajo di.
“A e mendon burrin e radhës, domethënë të katërtin?”, ishte një nga pyetjet e ndjekësve që Rudina vendosi që t’i kthente përgjigje.
Aktorja i është kthyer duke i thënë ‘jo’ pasi ‘akoma nuk më është mërzitur ky që kam’. Madje ajo e fton që t’a ndjekë sërish në rrjetet sociale sepse do t’a përditësojë për të rejat.
“Jo sepse akoma nuk më është mërzitur ky që kam! Gjithsesi vazhdo më ndjek se do të update”, ishte përgjigja e aktores së njohur në “Instastory”.