Aktorja Angelina Jolie dhe djali i saj Knox Jolie-Pitt, bënë një paraqitje të rrallë të përbashkët publike në ceremoninë e Guvernor’s Awards në Los Angeles.
Kjo dalje krah nënës së tij, shënoi paraqitjen e parë të Knox në tapetin e kuq në tre vjet.
Jolie dukej mahnitëse me një fustan të verdhë krah djalit të saj adoleshent, i cili ishte veshur me një kostum të zi klasik.
Knox shkoi për herë të fundit në tapetin e kuq në tetor 2021, kur ai dhe vëllezërit e motrat e tij Maddox, Zahara, Shiloh dhe Vivienne treguan mbështetje për nënën e tyre në premierën në Londër të Eternals.
Por pavarësisht se kanë prindër të famshëm, Knox dhe vëllezërit e motrat e tij preferojnë të mbajnë një profil të ulët dhe të qëndrojnë larg vëmendjes, sipas Jolie.
“Ata janë njerëz shumë të turpshëm, shumë të rezervuar”, tha aktorja.