Thursday, November 21, 2024
spot_img

“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba…”/ Rrëfimi PREKËS i Adriana Matoshit

- Advertisement -..

Në episodin e dytë në “FLET” me Ilnisa Agolli, ishte e ftuar Adriana Matoshi.

Aktorja e njohur foli për periudhën e vështirë të sëmundjes dhe betejat e vazhdueshme me tumorin në tru.

Pjesë nga intervista:

Adriana Matoshi: Edhe momentin kur unë e kam kuptuar se çka kam dhe çka mban trupi im, unë kam qesh dhe kam thënë është diçka që duhet me u tejkalu. Edhe kam thënë nëse Zoti ka shkrujt që unë duhet me jetu, kam me jetu.

Nëse ka thënë që ka me më marrë, ka me më marrë. Menjëherë pasi jam kthyer prej operacioneve, unë kam vazhduar me punën. Nuk jam ndal e as nuk kam pushuar asnjë ditë

Ilnisa Agolli: Sa zgjati e gjitha kjo si periudhë?

Adriana Matoshi: Po tash me e fillu, të parën e kam pas në vitin 2012. Kam qene shtatëzënë kur e kam kuptuar që kam patur një tumor në tru dhe kam thënë ok… Kam mbajt dertin e shtatzënisë se qysh kam me e lind vajzën. Unë e kam humbur dhe shikimin.

Me njërin sy nuk kam parë fare, me njërin 30 për qind. Edhe kisha problemin, qysh kam me e lind’ dhe qysh kam me pa fëmijën tim.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X