Thursday, November 21, 2024
spot_img

Gjyqi me ish-bashkëshortin, Jonida Maliqi nxjerr faturat: Kishim rënë dakord që…

- Advertisement -..

Jonida Maliqi ka ndërmarrë veprime ligjore ndaj ish-bashkëshortit të saj, Gent Prizreni, pasi ai ka shkelur detyrimet ekonomike që kishte ndaj djalit të tyre, Dan. Sipas deklaratave të Maliqit, biznesmeni nuk ka përmbushur pagesën e pensionit ushqimor, një shumë prej 2 mijë eurosh në muaj, siç ishin marrë vesh më parë. Përkundrazi, ai ka ulur shumën në 1500 euro, duke shkelur marrëveshjen.

Jonida ka theksuar se kjo situatë ka krijuar tensione, pasi në kohën kur ishte arritur marrëveshja, djali i tyre nuk ishte regjistruar ende në shkollë.

Ajo ka sqaruar për Newsboomb se marrëveshja e tyre nuk përfshinte asnjë detyrim për shkollën, por kishte një marrëveshje për të ndarë shpenzimet e tjera të djalit në të ardhmen. Për më tepër, këngëtarja ka nxjerrë faturat që vërtetojnë se ajo ka paguar vetë për disa shpenzime të tjera, përfshirë terapitë e djalit, pasi Gent Prizreni nuk është përgjigjur për këto nevoja.

Jonida ka theksuar se ka qenë e detyruar të përballet e vetme me këto përgjegjësi, duke shprehur zhgënjimin për mosndihmën nga ish-partneri i saj.

“Në kohën kur është bërë marrëveshja djali nuk shkonte në shkollë. Marrëveshja nuk ka asgjë për shkollën dhe kishim rënë dakord që shpenzimet e ardhshme të djalit do të ndaheshin”, ka deklaruar Jonida.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X