Një përplasje ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e BBV mes Drenusha Latifit dhe Rovena Stefës.
Drenusha ka deklaruar se nëse këngëtarja do të kishte pasur mundësi do të kishte qëndruar me ish-in e saj, bëhet fjalë për ish-bashkëshortin e saj Atillën.
“Po të kishe mundur, do të kishe bërë diçka me ish-in tim, por as ai nuk ta dha atë mundësi!”, tha Drenusha për Rovenën.
Kjo e fundit e ka mohuar diçka të tillë dhe e ka quajtur banoren xheloze.
“Akuzat e tua janë të një vajze thjesht xheloze por unë i mirëkuptoj se ke vuajtur shume dhe prap të kuptoj si femër. Ishi jot u fut brenda për të të treguar fytyrën e vërtëtë ty, ai për vete u soll shumë mirë,” i tha Rovena ishi misit.
Të dyja vajzat kanë vazhduar të debatojnë me tone të larta teksa qeshnin me ironi ndaj njëra-tjetrës dhe banorët e tjerë mundoheshin t’i qetësonin.