Saturday, November 23, 2024
spot_img

Gjykata e Tiranës i jep të drejtë Jonida Maliqit: Gent Prizrenit t’i mbahet detyrimisht pensioni ushqimor

- Advertisement -..

Jonida Maliqi ka dalë e fituar në Gjykatën e Tiranës. Këngëtarja e njohur çoi në gjyq ish bashkëshortin e saj, Gent Prizreni, për të cilin tregoi se nuk ka përmbushur detyrimet për të birin e vet, sipas marrëveshjes së lidhur pas divorcit. Por, së fundmi togat e zeza kanë vendosur që e drejta të peshojë në anën e saj.

Burime të besueshme bëjnë me dije për Newsbomb.al që Gjykata e Tiranës ka urdhëruar Zyrën e Përmbarimit në kryeqytet, që brenda 5 ditëve nga marrja e vendimit të gjyqtarëve, të bëhet ekzekutimi i detyrueshëm i vendimit për pensionin ushqimor. Pra, Gent Prizreni do të duhet të zbatojë vendimin e gjykatës, në të kundërt, brenda periudhës së sipërpërmendur do të ndërhyjë zyra e përmbarimit.

Kujtojmë që Jonida Maliqi tregoi për Newsbomb.al që ish-bashkëshorti nuk i ishte përmbajtur marrëveshjes së lidhur pas ndarjes, ku detyrohej të paguante 2 mijë euro në muaj dhe shpenzimet për ta arsimuar, si dhe terapitë e nevojshme shëndetësore. E pikërisht pas kërkesës së saj, Gjykata e Tiranës ka legjitimuar si të drejtë që babai i djalit duhet të shlyejë detyrimet sipas marrëveshjes.

E përpos kësaj, këngëtarja ka parlajmëruar se do t’i drejtohet gjykatës dhe për të gjitha çështjet e cituara në marrëveshjen mes palëve, që nuk janë zbatuar nga Gent Prizreni, duke mos u zbatuar pas divorcit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X