Cubi Metkaj është një nga aktoret e spektaklit Klanifornia dhe është spikatur për talentin që kur ishte pjesë e emisionit apartamenti 2XL.
Aktorja ka qënë e ftuar në “ABC-ja e mëngjesit” dhe foli mbi projektin e saj të ri ku është bërë pjesë. Bëhet fjalë për komendinë më të re që u dha në Skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kukulla”.
Metkaj në këtë projekt teatral mban rolin kryesor, atë të kukullës. Për të realizuar këtë rol aktorja u shpreh se i ishin dashur disa muaj palestër për tu “dobësuar” për t’iu përshtatur personazhit. Ndër të tjera ajo u shpreh se kjo dalje për të ishte një emocion i madh, pasi ngjitej në një skenë teatri pas katër vitesh.
“Kam 6 muaj që bëj palestër për këtë rol. Pas katër vitesh rikthim në teatër, shfaqja e fundit ka qenë në Teatrin Kombëtar.
Kisha shumë emocione, një ndjesi të çuditshme, më dukej sikur dilja për herë të parë në skenë. E kisha harruar pak impaktin me publikun“,-u shpreh aktorja.
Në një pjesë të intervistës ajo u ngacmua nga moderatori nëse do ta linte “Klanifornia-n” për teatrin. Dhe ajo pa menduar u përgjigj “Pse jo, nuk i dihet asnjëherë,” Mesa duket dashuria më e madhe e aktores është teatri edhe pse teatri në Shqipëri është në mëshirë të fatit,aktorët përsëri shpresojnë për karrierë teatrale.