Mbrëmjen e djeshme, fituesja e “BBV3”, Egla Ceno ndau në rrjete sociale një postim duke kujtuar një bashkëpunim të sajin me Elvis Pupuën, miniserialin “Më fal për shprehjen’. Mbi post ajo shkruante:
Rrjetet sociale më kujtojnë që në 2016-tën luaja si gruaja e Vis Pupës në “Më fal për shprehjen”, një mini serial i @digitalb_official. Sinqerisht kam nostalgji për punë të tilla 🤗
Në foto ishte dita e burrit dhe gruas në SPA…torturë e vërtetë për të shkretin 😌 S’ka mo…gjen tenxherja kapakun gjithmonë 🤣😜
“S’ka më gjen tenxhereja kapakun gjithmonë”, thkeskon ajo, një thumb që në dukje lidhet drejtpërdrejtë me projektin me të njëjtin emër të Elvana Gjatës dhe ish-finalistit të “BBV3”, Romeo Veshajt.
Ndër të tjera ky ishte një koment(i paraqitur më poshtë) mbi postimin e saj, ku quante dy protagonistët e “Tenxhereja Kapakun” si dy njerëz q s’kanë pik emocion transmetimi. Dhe nga pëlqimi që aktorja i ka dhënë ndjekësit të saj duket se ndan po të njëjtin mendim me të.