Opinionisti i Big Brother Vip Kosova, Milaim Zeka ka shkaktuar polemika pasi në Instagram-in e tij zyrtar u publikua një foto e banores, Leila, teksa qëndronte e ulur në divan në një pozicion të papërshtatshëm para kamerave.
Imazhi i postuar, që tashmë është fshirë nga rrjeti social, u shoqërua edhe me një koment seksist ku shkruhej “Hapet televotimi”.
Ky postimi i tij ngjalli mjaft polemika dhe reagime. Mes njerëzve që e kritikuan, ishte edhe opinionistja tjetër e BBVK, Olta Gixhari, e cila “shpërtheu” ndaj kolegut të saj duke u shprehur se ky veprim është i pafalshëm.

“A të ka hije Milaim, në këtë moshë me familje e fëmijë të përfshihesh në shaka të tilla si paraadoleshent”, i drejtohet aktorja, e cila ka qenë edhe pjesë e Big Brother Vip Albania 2.
Postimi i plotë:
Sa gjest i vogël të përfitosh nga dobësia e një gruaje. Fshehurazi, pas krahëve ndërkohë që ajo nuk është as e vetëdijshme për situatën. Rëndohet ky veprim dhe bëhët i pafalshëm kur vjen nga një burrë i cili është edhe e pjesë e produksionit. A të ka hije Milaim, në këtë moshë me familje e fëmijë të përfshihesh në shaka të tilla si paraadoleshent. Kjo situatë na kujton edhe njëhërë se sa lehtë figurat publike, sidomos gratë mund të bëhen objekt kritikash të padrejta.
Është e rëndësishme të kemi mirëkuptim dhe mirësi, edhe në platforma publike si reality show. Askush nuk meriton të ndihet i turpëruar apo i poshtëruar për diçka kaq të pafajshme, sidomos nën presionin e madh e të qënit të filmuar 24/7para kamerave. S’ka asgjë qesharake apo të pabesueshme në këtë pafajësi.



