Thursday, December 26, 2024
spot_img

Daddy Yankee njofton ndarjen nga partnerja mbas gati 30 vite martesë!

- Advertisement -..

Daddy Yankee zbuloi së fundmi se ai dhe gruaja e tij Mireddys González po divorcohen pas 29 vitesh martesë. Me anë të një deklaratë në Instagram ai shkroi se:

Me një zemër plot respekt dhe ndershmëri, dua të ndaj disa lajme të rëndësishme për jetën time personale. Pas më shumë se dy dekada martesë dhe pas shumë muajsh përpjekjesh për të shpëtuar martesën time, të cilën unë dhe gruaja ime ndajmë, sot avokatët e mi iu përgjigjën kërkesës për divorc të marrë nga Mireddys.

48-vjeçari, i cili u martua me González në vitin 1995, kur të dy ishin 17 vjeç, tha se besimi i tij do të jetë një “udhërrëfyes i vazhdueshëm” gjatë proceseve të tyre.

Unë e respektoj vendimin e Mireddys. E vlerësoj kohën që kemi ndarë, plot bekime dhe vlera, dashuri dhe me një familje të bukur që do të vazhdojë të jetë prioriteti ynë. Kjo nuk është një kohë e lehtë, por e kuptoj që është pjesë e procesit tim të jetës.

Këngëtari i “Gasolina” shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për jetën që ndërtuan së bashku, duke përfshirë tre fëmijët e tyre Jesaaelys, 28 dhe Yamilet, 27 dhe Jeremy, 26 vjeç.

Falënderoj thellësisht ata që na kanë shoqëruar gjatë këtij udhëtimi dhe kërkoj që të respektoni privatësinë tonë në këtë proces. E di që ky lajm mund t’ju befasojë shumë. Faleminderit për mbështetjen tuaj të pakushtëzuar. Kjo do të jetë deklarata ime e vetme.

Yankee, një nga emrat më të mëdhenj të muzikës reggaeton, njoftoi së fundmi se do të tërhiqej pas 32 vitesh nga industria e muzikës. Reperi po heq dorë nga karriera e tij si artist për t’ia kushtuar plotësisht kohën fesë krishtere. Krijuesi i hitit “Gasolina” e zbuloi lajmin gjatë të turneut të tij lamtumirës, “La Meta (The Goal)”, në Puerto Riko.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X