Modelja e njohur Arbenita Ismajli po kalon ditë luksoze në Dubai, duke ndarë me ndjekësit e saj pamje nga jeta e shkëlqyer që po përjeton.
Në këtë udhëtim, ajo shoqërohet nga vajza e saj, Nina, me të cilën ka ndarë momente të bukura nga vendi ku po qëndrojnë.
Ndërkohë, ish-bashkëshorti i saj, Fero, i cili më parë njihej si një nga reperët më të suksesshëm shqiptarë, ka bërë një zgjedhje krejt ndryshe për destinacionin e tij. Përmes një postimi në Instagram, Fero ka treguar se ndodhet në Meka, vendi i shenjtë për myslimanët.
Në përshkrimin e tij, ai ka shprehur devotshmërinë dhe përkushtimin ndaj besimit fetar, duke cituar një fragment të ndjerë: “Më mjafton mua All-llahu; s’ka të adhuruar tjetër përveç Tij. Tek Ai jam mbështetur dhe Ai është Zoti i Arshit të Madh”.