Shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP Albania,” do të hapë dyert për banorët e saj më 21 dhjetor. Ky edicion pritet të sjellë surpriza të mëdha dhe ndryshime të rëndësishme, duke përfshirë pjesëmarrjen e njerëzve të zakonshëm krahas figurave të njohura publike.
VoxNews’ ka zbuluar tre emrat e parë të banorëve VIP që do jenë pjesë e formatit: aktorja dhe këngëtarja Rozana Radi, aktori Laert Vasili dhe këngëtari Marin. Këta personazhe të njohur të artit dhe muzikës shqiptare pritet të sjellin dinamizëm dhe emocione në shtëpi.
Në panelin e opinionistëve, Arbër Hajdari rikthehet për të katërtin vit radhazi. Ai do të shoqërohet nga Neda Balluku, një risi për këtë edicion.



