Wednesday, December 18, 2024
spot_img

U ndalua nga policia pasi dyshohet se shiti për 2 mijë euro makinën e shokut, reagon Rezart Veleshnja: Ja e vërteta

- Advertisement -..

Aktori i humorit Rezart Veleshnja, i cili u ndalua nga Policia e Durrësit për mashtrimin, ka reaguar përmes një videomesazhi në rrjetet sociale. Ai ka dhënë versionin e tij, teksa siç thotë ndodhet në Pogradec, se si qëndron e vërteta rreth makinës që dyshohet se ai ka marrë një personi përmes mashtrimit dhe e ka shitur për 2 mijë euro.

Veleshnja pohoi që e ka përdorur makinën, që sipas tij kishte qenë e humbur, por që sot është gjetur pronari i saj. Ai tha se makinën nuk e ka më, duke u shprehur se “e kam hequr”.

Rezart Veleshnja: Ju përshëndesim nga Pogradeci! Ideja është që është një automjet që e kam përdorur unë. Ai automjet kishte humbur, ndërkohë që unë thjesht e kam përdorur. Dhe sot e kësaj dite është gjetur se kush e ka pasur. Kaq! Nuk ka asnjë gjë këtu, jo u arrestua jo… turp! Ishte një automjet që kishte humbur, kaq! E kam përdorur dikur, por unë s’kam lidhje më me atë makinë pasi e kam hequr.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X