Një përplasje virtuale ka ndezur rrjetin mes Renne Refo dhe Antonela Berishës, ku e para nuk e ka kursyer aspak kritikat e saj të ashpra. Duke postuar një story në Instagram, Renne ka deklaruar se sjelljet e Antonelës “janë për burg” dhe se nuk e kupton pse ajo del në televizion.
Në postimin e saj, Renne ka ndarë një video të shkurtër, ku ka etiketuar Top Channel Albania dhe Goca dhe Gra, duke theksuar hapur pakënaqësinë e saj për paraqitjet e Antonelës në këto platforma.
Postimi i Renne-s ka tërhequr shumë vëmendje dhe ka nisur diskutime të shumta në rrjetet sociale. Antonela Berisha, nga ana tjetër, nuk ka reaguar ende për këtë situatë.