Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Latest Posts

“Pse u arratis në Dubai?”, rrëfehet Antonela Berisha

Sikurse ju bëmë me dije dhe më herët, Antonela Berisha është rrëfyer mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra” për herë të parë për sulmin brutal që i beri Klea Prengës, së bashku me motrën e saj, Mariela Berishën.

Pas sulmit që i bënë Klea Prengës, Antonela ka treguar detaje të tjera në lidhje me atë periudhë. E pyetur pse u arratis në Dubai, siç u tha kudo nëpër rrjet, Antonela tha:

“Kjo çështja e Dubait… dua ta sqaroj një herë e mirë. Do të doja të kishim qenë atje, por nuk kemi qenë. Është një informacion që mund të vërtetohet. Nuk mund të udhëtojë askush, nëse është në verifikim. Nuk kemi qenë në Dubai.”

Antonela tha se çështja vazhdon të jetë nën hetim dhe se ajo është në masë sigurie detyrim paraqitjeje, ndërsa motra në arrest shtëpie: “Do të doja të mos kishim qenë duke ngrënë darkë aty. Kam keqardhje për çdo gjë që ka ndodhur. Njerëz jemi, bëjmë gabime dhe normalisht nuk do të doja të ndodhte kjo që ka ndodhur”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X