Antonela Berisha ka reaguar për herë të parë në lidhje me sulmin që iu bë Klea Prengës, ku protagoniste ishte ajo së bashku me motrën e saj, Mariela.
Gjatë intervistë intervistës në emisionin “Goca dhe Gra”, Antonela Berisha u shpreh se ka qenë në vendin dhe kohën e gabuar, teksa ka theksuar se nuk e njihte personalisht Klean.
“Jam ndodhur në momentin e gabuar dhe në vendin e gabuar atë natë. Për momentin jam me masë sigurie dhe hetimet vazhdojnë. Unë nuk e njihja personalisht vajzën, mua nuk më kishte cënuar. Po i kemi kërkuar falje në gjykatë, i kërkojmë falje edhe familjes sonë që i kemi stresuar. I kërkoj falje edhe publikut”, tha Antonela Berisha.
Gjithashtu Antonela ka zbuluar se ka qenë një periudhë e vështirë për familjen e saj.
Ndërkohë lidhur me këtë intervistë duket se ka reaguar Klea nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”.

Prenga ka publikuar një fotografi të saj, ku bashkëngjitur me të ka shkruar:
“Disa kërkojnë show, të tjerët thjesht lindin për t’u ulur në fron”.



