Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Latest Posts

“Nuk ka më drama, po dalim me njerëz të tjerë”/ Cardi B flet pas ndarjes me Offset

Reperja e famshme, Cardi B, ka zbuluar së fundmi detaje rreth marrëdhënies me ish-bashkëshortin e saj, Offset.

Dy reperët u ndanë pas raportimeve se Offset e tradhtoi sërish gruan e tij, pak para se të vinte në jetë fëmija i tyre i tretë.

Si pasojë, këngëtarja kërkoi divorcin nga bashkëshorti i saj në fillim të gushtit të këtij viti, kur njoftoi gjithashtu se ishte në pritje të ëmbël.

Të dy janë bashkë që nga viti 2016, por shpesh pushtuan shtypin me lidhjen e tyre, pasi pati zënka dhe pabesi të shpeshta, të cilat çuan në ndarjen e tyre.

Këtë herë, grindjet e tyre u zhvilluan publikisht në rrjetet sociale, ku Cardi B shpesh i referohej ish-bashkëshortit të saj, duke folur për të në mënyrën më të keqe.

Megjithatë, tani gjërat duket se janë rregulluar mes tyre, të dy ata ndajnë marrëdhënie të mira për hir të fëmijëve të tyre.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X