Wednesday, December 18, 2024
spot_img

Sara Gjordeni flet për herë të parë pas lindjes: Askush s’ka fituar aq shumë nga BB VIP sa unë!

- Advertisement -..

E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro në TAR ka qenë Sara Gjordeni.

Ajo dhe Bardhi Idrizi janë bërë prindër për herë të parë më 5 Dhjetor. Sara zbuloi lajmin në një postim në Instagram teksa publikoi një foto të këngëtarit duke mbajtur vogëlushen në krahë.

Në këtë intervistë ekskluzive, Sara na tregoi më shumë rreth lindjes së vajzës së saj Nea dhe emocionet e para që pati kur u bë nënë:

Në datën 5 Dhjetor lindi Nea dhe unë e Bardhi u bëmë prindër për herë të parë. Ishte dita më e gëzuar e jetës tonë”.

Edhe pse pak javë kanë kaluar nga lindja e saj, Sara është mjaft në formë dhe shumë energjike për t’u rikthyer me projektet e saj. Më tej, ajo shprehet:

Unë kam qenë shumë gati për këtë eksperiencë. Gjithmonë kam lexuar shumë. Gjithmonë jam interesuar. Isha si këto mamat e përgatitura nga hera e parë. Madje mbaj mend mamin tim, kur ndërrova pelenën e parë të Neas, erdhi dhe po shihte dhe më tha ‘ti nuk paske nevojë për ndihmën time’. Nuk jam duke e kaluar keq. Jam duke e shijuar maksimalisht kohën me Nean, me Bardhin, me familjen e Bardhit që ndodhet këtu, me mamin tim. Kemi qenë afër të gjithë dhe Nea na ka gëzuar shumë të gjithëve“.

Ajo gjithashtu zbuloi se do të rikthehet shumë shpejt në televizion dhe zbuloi diçka më tepër për dëgjuesit e Top Albania Radio:

“Është diçka konkrete. Hapësira dhe idea më është lënë mua. Kështu që e vetmja kohë që do vazhdoj të qëndroj larg është koha që duhet marrë për të menduar një program, i cili më përshtatet më tepër dhe për të mos bërë nga këto rubrikat 15-20 minuta.

Në jetën e saj kanë ndryshuar shumë gjëra, edhe pse nuk është bërë një vit akoma dhe këtë të shtunë nis Big Brother VIP Albania 4, si ndihet ajo?

Nuk e di nëse e keni parë që kisha nxjerrë një Instagram Story përpara disa ditësh, që e kishte publikuar edhe njëra nga autoret e programit Big Brother, që Big Brother nuk është vetëm një format. Të ndryshon jetën tënde totalisht, edhe të njëjtën gjë bëri edhe me mua. Unë mendoj që asnjë nga banorët e tjerë nuk ka fituar aq sa kam fituar unë në atë format“.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X