Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Latest Posts

Në një lidhje me Rina Zaitin? Flet Ledri Vula

Këngëtari i njohur Ledri Vula ishte i ftuar në rubrikën “Galeri” në emisionin E Diell, ku iu përgjigj disa pyetjeve lidhur me fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale, të cilat sugjeronin një lidhje mes tij dhe TikTok-erës Rina Zaitin.

Në përgjigjen e tij, Ledri tha se këto spekulime nuk janë të vërteta, duke theksuar se nuk ka asgjë të vërtetë për lidhjen me Rina Zaitin, as për veten dhe as për palën tjetër.

Ai shtoi se është i fokusuar në muzikën e tij dhe se njerëzit shpesh krijojnë histori në lidhje me ata që shohin së bashku, por se nuk ka lidhje të tilla.

Për më tepër, Ledri është i njohur për lidhjen e tij të mëparshme me blogeren Sara Hoxha, me të cilën ka një vajzë, Poem Blu.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X