Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Latest Posts

Pas deklaratës së orientimit seksual të Vullnetit, reagon ashpër Stresi

Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Stresi, ka reaguar pas deklaratës së gazetarit Vullnet Krasniqi lidhur me orientimin e tij seksual. Reperi shprehu hapur kundërshtimin e tij, duke theksuar se ai kritikon komunitetin LGBT për përpjekjen e tyre për të përhapur orientimet e tyre dhe se, sipas tij, ky komunitet po dëmton moralin shoqëror dhe familjar.

Në emisionin Big Talk, Stresi tha: “Unë nuk hyj te orientimi i askujt, unë vetëm kritikoj. Pse dal unë kundër deklaratës së Vullnetit? Ky komunitet ndihmon në prishjen e moralit shoqëror dhe familjar. Ky është mendimi im.” Ai shtoi gjithashtu: “Jam kundër kësaj sepse një deklaratë e tillë, misioni i tyre është që të përhapin më shumë këtë.”

Këto komente të Stresit kanë ngjallur debate të shumta, duke përfshirë mbështetje dhe kundërshtime nga publiku dhe figura të ndryshme publike.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X