Friday, January 10, 2025
spot_img

Fejohet çifti i famshëm Zendaya dhe Tom Holland! Aktori i propozoi partneres në…

- Advertisement -..

Zendaya dhe Tom Holland janë fejuar. Aktorët të cilvt luajnë në filmin “Spiderman”, kanë vendosur të ndërmarrin hapin e madh.

Sipas TMZ, Holland i ka propozuar për martesë Zendaya-s në një nga shtëpitë e familjes së saj gjatë pushimeve.

Një burim ka thënë për PEOPLE se “të gjithë të afërmit e tyre e dinin se do t’i propozonte “, ata thjesht nuk e dinin saktësisht se kur.

Burimi ka shtuar se aktori britanik kishte dashur t’i propozonte Zendaya që prej kohësh.

“ Ai është “i çmendur” pas saj. Ai gjithmonë e ka ditur se ajo ishte e vetmja për të. Ata kanë diçka shumë të veçantë mes tyre ”, tha burimi, duke theksuar se Holland e ndau lajmin e lumtur me miqtë gjatë Vitit të Ri.

Për sa i përket dasmës, burimi tha se çifti do të marrë kohën e tyre dhe nuk do të nxitohen.

” Ata thjesht do të shijojnë gjërat tani për tani dhe nuk do të nxitojnë për martesë. Të dy janë të zënë me projekte profesionale”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X