Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Latest Posts

Banori i BBV rrëfen mes lotësh historinë e jetës, surprizohet nga partnerja dhe zbulon gjininë e fëmijës së tyre

Gramozi, një nga banorët e Big Brother VIP Albania, ka ndarë së fundmi me konkurrentët dhe publikun pak nga historia e tij e jetës dhe pas kësaj ai është surprizuar nga bashkëshortja e tij e cila ka shkuar për ta takuar, po ashtu edhe për t’i treguar gjininë e bebes që çifti presin.

Gramozi ka treguar se ka pasur një jetë jo shumë të thjeshtë pas i është dashur të punojë 16 orë.

Para se të hyja këtu bëja dy punë, punoja 16 orë, operator dhe taksist. E di që edhe bashkëshortja e ka pasur problem. Djalin e çoja shumë në çerdhe por më pas ai nisi të sëmurej, e më pas vendosëm të qëndronte bashkëshortja në shtëpi për të mbajtur djalin. Nuk e kam familjen e pasur, as mami nuk punon. Vetëm babai punon edhe motra por askush s’mund të më ndihmojë financiarisht,” u shpreh ai.

Ndër të tjera Gramozi shtoi se megjithëse lufta për mbijetesë ishte bërë pjesë e jetës së tij, kjo situatë e ka lodhur dhe bashkëshorten e tij.

“Gjithmonë jeta ime ka qenë luftë për mbijetesë, kjo gjendje më ka lodhur edhe mua, ka lodhur edhe bashkëshorten time. Për këtë arsye dua të luftoj fortë dhe t’jua rregulloj jetën,” tha ndër lot konkurrenti.

Pas kësaj ai pati mundësinë të takonte bashkëshortën e cila i dha kurajo dhe i tha se “është shumë krenare për të”.

Po ashtu surpriza arriti kulmin e saj në momentin kur dritat e skenës u bënë rozë dhe Gramozi mori lajmin e bukur se do të bëhej babai i një vajze.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X