Mbrëmjen e djeshme debati me tone të larta dhe ofendime zunë një pjesë të mirë të kohës midis G Banit dhe Arsidës.
Si pasojë për të ulir ‘gjakrat’,Ledioni i kërkoi G Banit të shkonte në dhomën e rrëfimit sepse ai nuk po qetësohej dhe vazhdonte përsëriste fjalën ‘rrugaçe’ në drejtim të Arsidës.
Ish-banorja e BBVA,Sara Gjordeni,reagoi në një instastory ku shkruan:
Me vjen mire qe sot ne 2025, i terhiqet veshi atyre qe guxojne te “dyshojne” ne moralin e nje vajze ne nje format televiziv.
E njejta gje duhej bere edhe vjet kur morali im nga hici jo u dyshua, po u diskutua, u rendua, u shkaterrua totalisht nga njerez qe as i njihja, aq sa mbolli urrejtje fake ne publik per figuren time.
U ekzagjerua me mashtrime e i hapi rrugen madje deri edhe per tallje, portaleve e faqeve te ndryshme sepse u ecte shikueshmeria.
Sot as nuk po lejohet t’i drejtohet fjala “rrugace” nje vajze, por une dola me zarf te zi sepse reagova ndaj nje ofendimi 30 here me te rende se kaq te cilin nuk e adresoi askush, madje me ngeli edhe barra e “dhunueses” ndaj nje vajze te cilen as nuk e preka.
Sot nuk po lejohet as te DYSHOHET se nje vajze ka disa opsione brenda ne BB, ndersa mua mu vune mbi kurriz emra djemsh qe as i kam takuar kurre si ish te dashur.
Pavaresisht gjithckaje, me vjen mire qe kohet kane ndryshuar por me kosto njerezore dhe
emocionale ne te kaluaren…?