Drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha është shkarkuar nga detyra ditën e djeshme. Dyshohet se Basha ka abuzuar me fondet në Teatrin Kombëtar, teksa mësohet se ai është shkarkuar ditën e djeshme, me vendim të Këshillit të Ministrave. Në vend të tij, pritet të emërohet një tjetër drejtor.
Aktori i njohur i humorit, Jul Deda ka reaguar në lidhje me shkarkimin e Altin Bashës me një video të postuar në rrjete sociale. Ai thotë se shkarkimi nuk është i mjaftueshëm dhe kërkon që drejtësia të veprojë, duke e çuar çështjen deri në fund.
Vjen një ditë dhe të kthehet mbrapsht çdo gjë që ti ke pretenduar të bësh dhe çdo gjë që ti ke bërë në kurriz të tjerëve. Nga viti 2008 e mbrapa, dikush për arsye të tij, shumica e aktorëve kanë ikur nga Portokallia sepse nuk janë marrë vesh me zotërinë. Dhe ja ku jemi sot pasi dikush e bleu dhe i premtoi diçka këtij zotërisë këtu, doli pro shembjes së teatrit. Më vonë, ne morëm pse ky doli pro shembjes së teatrit. Sepse ai u bë drejtor i Teatrit Kombëtar.
Dhe atje vazhdoi me abuzimet, siç ka abuzuar dhe në TVSH, por ato do dalin më vonë, me njëfarë shfaqje Fustanella. Ka abuzuar me fondet e teatrit. Pra me pak fjalë një hajdutëri e madhe e cila sot konkretizohet me shkarkimin e tij dhe bashkë me të dhe bashkëshortja e tij. Unë shpresoj që drejtësia mos ta leje me kaq. Për sa kohë është shkarkuar për abuzim me fonde, do të thotë që kemi të bëjmë me vjedhje. Dikush ta hetojë dhe ta çojë punën deri në fund