Sunday, September 22, 2024
spot_img

Kylie Jenner tallet me Kendall pas videos së saj

- Advertisement -..

Kendall para disa ditësh u kthye në meme për shkak të videos që u bë virale për prerjen e kastravecit. Përveç ndjekësve nuk munguan dhe talljet nga e motra e saj Kylie në lidhje me “eksperiencën” e prerjes së kastravecit.

Kylie Jenner shfrytëzoi rastin për t’u tallur pak me Kendall Jenner gjatë fundjavës së dasmës së Kourtney Kardashian dhe Travis Barker në Portofino.

Kylie postoi në Instagram Stories një video të Kendall-it e cila mezi ngjiste shkallët për shkak të fustanit të ngushtë në ceremoninë e Kourtney dhe Travis. Videoja tregonte Kendall duke tërhequr fustanin e saj dhe në mënyrë të sikletshme po shkonte lart. “Këto shkallë janë të çmendura” -shkroi Kylie.

Por nuk u ndal me kaq. Kylie gjithashtu postoi në TikTok një video duke kërcyer dhe pozuar para kamerës me Kendall. Krah videos shkroi: “Unë dhe vajza e kastravecit”.

Modelja bëri bujë pasi u përpoq të priste një kastravec në episodin e 12 majit të ‘The Kardashians’. Kendall tha se prerja e perimeve në feta ishte “shumë e lehtë”, por në fakt rezultoi e kundërta.

Ajo u përpoq të priste perimet ndërsa ishte në kuzhinë me nënën e saj, Kris Jenner. “Kujdes,” tha mamaja e shqetësuar duke shikuar nga afër Kendall. “E di, jam disi e frikësuar,” pranoi Kendall, përpara se të pyeste: “A nuk kanë kastravecat fara?” Ajo vazhdoi, “Unë definitivisht nuk jam një prerëse e mirë. Unë nuk jam aspak profesionist.” Ndërsa gishtat e Kendall u afruan më pranë thikës, Kris thirri kuzhinierin. “Hej, kuzhinier. A dëshiron ta presësh këtë për të?” tha ajo.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X