Wednesday, January 15, 2025
spot_img

“Nuk më janë bërë gjërat me një kërcitje gishtash”/ Aurela Gaçe në një rrëfim për jetën dhe karrierën

- Advertisement -..

Në një intervistë ekskluzive, rreth jetës, karrierës dhe projekteve të reja televizive, Aurela Gaçe ka rrëfyer shumë detaje në ‘Ftesë në 5’ pasditen e sotme.

Me humorin që e karakterizon, Aurela ka treguar për lidhjen e ngushtë me familjarët, raportin me ta që në moshë të vogël dhe se si ka guxuar përherë të jetë ndryshe nga të tjerët pa një qëllim në vetvete.

Artistja ka pohuar se mamaja e ndihmon me rritjen e dy vajzave dhe punët e shtëpisë e në këtë moment është suprizuar edhe nga një audiomesazh prej saj.

Në një moment të dytë, Aurela ka treguar se bashkëshorti i saj prej 14 vitesh, Skerdi është burri i ëndrrave dhe se e dashuron artisten si ditën e parë.

“Ai ka një 5 minutësh, unë e kam kuptuar, bëj tërheqjen”, tregoi Aurela duke qeshur për raportin me Skerdin.

Sakaq artistja ndau edhe disa detaje të vogla rreth spektaklit që do ta sjellë në ekranin e ‘Top Channel’, ‘AG Show’. Ajo pohoi se po punonte se bashku me autorët dhe se pjesë e këtij spektakli do të jenë aktorë, këngëtarë dhe njerëz të thjeshtë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X