Sunday, September 22, 2024
spot_img

Reklamimi mahnitës i Tiranës nga UEFA në prag të finales së madhe

- Advertisement -..

U desh të organizohej ndeshja në Tiranë,që Tirana të marrë një hije tjetër. E megjithatë të shpresojmë të kemi sa më shumë evente të tilla ose të ngjashme që ta kemi Tiranën me këtë hije.

Në çdo pikë kulmore të kryeqytetit, gjenden simbolet dhe pankartat e finales së Conference League. Bashkia, policia të gjithë instancat shtetërore po marrin masa dhe po kujdesen për mbarëvajtjen e përballjes së madhe midis Romës dhe Feyenoord-it.

Kjo është një ngjarje “historike” për vendin tonë, pasi jehona e Shqipërisë përmes futbollit do të dëgjohet kudo. Gjatë ditës së sotme faqja zyrtare e UEFA Conference League ka postuar në instastorin e saj disa nga simbolet e vendosura në Tiranë.

Stori i parë nis me një video ku pasqyrohet stadiumi “Air Albania”.

Më pas duket një foto e kupës që qëndron në mes të sheshit “Skënderbej”duke përfunduar me flamujt e Conference League që janë të vendosur nëpër shtyllat përgjatë sheshit “Nënë Tereza”.

Duke ditur fuqinë dhe shikueshmërinë që ka futbolli e gjitha kjo është një reklamë e mirë që i bëhet vendit tonë, të cilit i është premtuar finalja e madhe e UEFA Conference League, siç shumë vendeve të tjera të zhvilluara.

Ju kujtojmë që ndeshja do të zhvillohet të mërkurën, datë 25 maj në orë 21 të mbrëmjes, në stadiumin kombëtar “Air Albania”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X