Sunday, January 19, 2025
spot_img

Debati i fortë Gerta-Rozana: Ti nuk e di sa herë kam qenë dyerve të spitalit

- Advertisement -..

“Jam nënë e dy fëmijëve dhe kam atë që nuk e ke ti”, ishte kjo fjalia e Gertës që lëndoi Rozanën, e cila më pas ka vijuar në debate të ashpra mes dy konkurrenteve. Ky debat ka vijuar edhe në spektaklin e sotëm.

“Në asnjë moment nuk i kam thënë rrugaçe, nuk e kam fyer asnjëherë, nuk i kam thënë fjalor rruge. Gertën e njoh prej vitesh sepse është motra e mikeshës sime shumë të mirë. I uroj që fëmijët e saj të bëhen 100 vjeç, sikurse dhe Gerta. Unë e di që jam në një lojë dhe mundohem të mos fyej asnjë, nuk e solla Gertën si nënë në shtëpi, por ishte një moment i Gertës kur i tha Gjestit ‘që do ta tërheq të marrë një bluzë, sepse e di si është të jesh nënë çunash’…”, tha Rozana.

“Nuk të lë të manipulosh, po pranove që ishte zgjedhja jote që mos të kesh fëmijë”,- tha Gerta.

“Kjo ka marrë babain tim që nuk është në jetë dhe ma solli këtu, erdhi dhe më zgjoi me një ulërimë… E di që e ka personale me mua”,- tha Rozana.

Pjesë të tjera nga debati:

Rozana: Ka shumë vajza si puna ime, ti nuk e di sa herë kam qenë para dyerve të spitalit për të pasur atë fëmijë.

Gerta: Kartën e fëmijës e hape ti! Nuk dua të dëgjoj historinë e Rozanës, të shkojë te dhoma e rrëfimit. Nuk dua ta di, nuk duhet të manipulojë me këtë gjë.

Rozana: Do apo nuk do Gerta, unë si nga barku im, si ta marr diku, do bëhem nënë dhe pikë…

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X