Alvaro Morata dhe Alice Campello janë sërish bashkë. Çifti u ndanë në muajin gusht të vitit të kaluar, por nuk kanë krijuar romanca të reja.
Por çifti kanë dhënë edhe një shans të dytë martesës së tyre, pasi modelja ka konfirmuar se është rikthyer në krahët e babait të katër fëmijëve të saj.
Pajtimi i çiftit vjen pas një periudhe spekulimesh dhe thashethemesh të vazhdueshme.
Shenjat e para të telasheve u shfaqën më 11 gusht, kur dyshja hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.
Vetëm një muaj para ndarjes, pamjet e çiftit duke festuar fitoren e Euro2024 nga Spanja.
Modelja shkoi në Itali pas transferimit të Moratas në AC. Ajo deklaroi se kishin të njëjtët avokatë dhe nuk e kishin konsideruar divorcin, një tregues se një ndarje nuk ishte aq e afërt sa u perceptua fillimisht.
Natyra e marrëdhënies së tyre u bë e dukshme gjatë festimit të ditëlindjes së futbollistit në tetor, kur 29-vjeçarja e uroi, duke sinjalizuar dëshirën e tyre për të kapërcyer problemet në marrëdhënien e tyre.
Në nëntor, dyshja u pa së bashku në Milano, duke shijuar një shëtitje familjare me fëmijët e tyre.
Për më tepër, pjesëmarrja e modeles në një nga ndeshjet e Moratas në San Siro nxiti spekulime për një rikthim mes tyre, ku disa gazetarë sportivë italianë pohuan se çifti ishte pajtuar.