Saturday, February 1, 2025
spot_img

“Kam qenë i lidhur me njërën nga vajzat këtu…”, Aldo zbulon sekretin që i habit të gjithë

- Advertisement -..

Një lojë e organizuar nga Vëllai i Madh ka sjellë një moment surprizues në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Banorët u sfiduan të thoshin dy të vërteta dhe një gënjeshtër, ndërsa të tjerët duhet të zbulonin cila ishte deklarata e rreme.

Kur i erdhi radha Aldos, ai bëri disa pohime që i lanë të gjithë pa fjalë:

“Kam bërë falsifikime.”

“Deri në moshën 25 vjeç kam dalë vetëm me bionde.”

“Kam qenë në një lidhje me një vajzë nga BBVA 4.”

Pas këtyre fjalëve, banorët filluan të spekulonin. Laerti e kundërshtoi idenë se Aldo kishte qenë në një lidhje me një ish-banore të edicionit aktual, duke argumentuar se shumica e tyre ishin të lidhura me persona të tjerë.

Në fund, Aldo zbuloi se gënjeshtra ishte lidhja me një ish-banore të BBVA 4. Ai pranoi se kishte falsifikuar një raport shkollor dhe se deri në moshën 25-vjeçare kishte preferuar vetëm biondet.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X