Tuesday, February 4, 2025
spot_img

Zarf i zi në shtëpi/ Anulohet televotimi pas incidentit mes Gertës dhe Gjestit

- Advertisement -..

Një situatë e tensionuar u krijua mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, gjatë dasmës simbolike mes Jozit dhe Loredanës. Festa mori një kthesë të papritur kur teksa Gjesti po hapte një shampanjë për të festuar, Gerta i hodhi alkool në fytyrë jo vetëm një herë, por dy herë, duke i shkaktuar irritim në sy.

Për shkak të incidentit, Gjesti u detyrua të largohej për të marrë ndihmë mjekësore jashtë shtëpisë.

Pas kthimit të Gjestit, situata u tensionua edhe më tej me debate mes banorëve. Veprimet e Gertës duket se kanë ndikuar në krijimin e dy poleve të qarta brenda shtëpisë, duke nxitur më shumë përplasje mes banorëve.

Pas incidentit, në shtëpi mbërriti një Zarf i Zi, i cili njoftoi se televotimi është anuluar. Megjithatë, ende nuk dihet se çfarë dënimi do të vendoset për këtë ngjarje dhe cili do të jetë vendimi përfundimtar që do të komunikohet të martën.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X