Tuesday, February 4, 2025
spot_img

Ish-gruaja e Aldos: Ai di gjëra për banorët që nuk po i thotë, mes tyre është Egli!

- Advertisement -..

Ana Veseli, ish-gruaja e Aldos, banorit të Big Brother VIP Albania 4, ishte e ftuar në një intervistë për Andale ku ajo ndau mendimet e saj për sjelljen e Aldos brenda shtëpisë dhe disa pakënaqësi të saj.

E pyetur për marrëdhëniet e Aldos me banorët e tjerë, Ana tha:

“Disa nga personazhet Aldo i njeh dhe jashtë shtëpisë së Big Brother, dhe duke qenë se ka një natyrë shumë diplomatike, ndonjëherë ka qenë i rezervuar me ata. Do të doja të mos ishte kaq i rezervuar.”

E pyetur nëse Ana mendonte se disa nga personazhet, për shkak të njohjeve jashtë shtëpisë, kishin kaluar ndonjë kufi, dhe ajo u shpreh:

“Po, dhe do doja që Aldo të tregonte disa të vërteta për disa persona që po shiten ndryshe nga çfarë janë.”

Një nga këta persona është Egli, me të cilin Aldo dhe Ana kanë një marrëdhënie të ngushtë përmes miqësisë me Olsi Bylykun. Ana komentoi mbi dinamikat mes Aldos dhe Eglit:

“Më dukej kontradiktore Egli, sepse nga njëra anë priste që Aldo ta mbronte dhe ta konsideronte motër, ndërsa në biseda private me Gjestin thoshte: ‘Aldon thjesht e kam takuar dy-tre herë’, dhe kjo është e vërteta.”

Ana gjithashtu theksoi se Aldo e kupton që loja në Big Brother është vetëm një eksperiencë dhe jo jeta e tij reale:

Çështja është që Aldo e kupton që loja aty brenda nuk është jeta. Big Brother është thjesht një grimcë në jetë që mund të harrohet nga të dy, edhe nga ai, edhe nga publiku,” përfundoi Ana.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X