Wednesday, February 5, 2025
spot_img

Jozi shpërthen ndaj Gjestit në “BBV4A”: Kopil shkine, nuk kërkon falje!

- Advertisement -..

Pas përfundimit të spektaklit, tensionet mes banorëve të Big Brother VIP Albania 4 vazhduan të rriten. Gjatë darkës, Jozi ka eskaluar një konflikt me Gjestin, duke e quajtur atë “kopil shkine” dhe duke e kritikuar për moskërkimin e faljes pas incidentit gjatë dasmës së Gjestit dhe Loredanës.

“Veç një kopil shkine nuk kërkon falje në një dasmë,” tha Jozi, duke i drejtuar fjalët e tij Gjestit. Ai vazhdoi më tej, duke i thënë: “Nëse ti deri nesër në darkë nuk kërkon falje, tregon vetëm që je një kopil shkine, vetëm një që nuk ka gjak shqiptari nuk kërkon falje.”

Jozi, i nervozuar, nuk e kursye sharjen dhe bëri një referencë edhe te kënga “Boll o kopil shkine na ke vra mas shpine”. Këto fjalë shkaktuan një reagim të fortë nga Gjesti, i cili, i prekur nga akuza, ia ktheu Jozit: “Unë jam kopil shkine, a? Unë jam kopil shkine që nuk kam kërkuar falje. Marre të qoftë.”

Kjo përplasje ishte e fortë dhe e papritur, sidomos për një person si Jozi, i cili, pavarësisht raporteve të tensionuara me Gjestin, nuk pritej të përdorte fjalë kaq të rënda. Tensionet mes tyre duket se do të vazhdojnë të ndikojnë në atmosferën e shtëpisë, ndërkohë që banorët e Big Brother do të vazhdojnë të përballen me sfida të tjera.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X