Moderatorja Megi Pojani ka publikuar disa fotografi që kanë shqetësuar fansat në Instagramin e saj.
Megi ka postuar fotografi ku shihet se fytyra e saj është shumë e enjtur.
Mirëpo ajo e ka sqaruar se çfarë e ka irrituar lëkurën e saj.
Megi dje kishte bërë trajtimin CO2 për fytyrën dhe enjtja e irritimi i lëkurës për disa ditë qenka normale.
Por çfarë është trajtimi CO2?
Trajtimi me CO₂ për fytyrën zakonisht i referohet lazerit fraksional me dioksid karboni (CO₂), i cili përdoret për rigjenerimin e lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme dermatologjike. Ky lloj trajtimi funksionon duke krijuar mikrodëmtime në lëkurë për të stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe rigjenerimin e qelizave të reja.




