Saturday, January 24, 2026
spot_img

Latest Posts

A është koha apo personi i duhur? Teoria që sfidon gjithçka dimë për martesën

Në një kohë ku dinamika e marrëdhënieve po ndryshon vazhdimisht dhe normat shoqërore sfidohen çdo ditë, një teori e vjetër ka (ri)marrë hov në TikTok dhe mediat e tjera sociale: Teoria e “cab light”. Pse burrat vendosin të martohen vetëm kur ndihen gati? Kjo teori, që është përhapur me shpejtësi në rrjet po mbështet nga shumë gra që ndajnë përvojat e tyre personale rreth këtij fenomeni.

Burrat dhe fazat e tyre emocionale
Teoria thotë se burrat, pavarësisht lidhjeve të suksesshme ose dashurisë së madhe nuk janë të gatshëm për martesë derisa të ndihen të sigurt emocionalisht dhe mendërisht. Ashtu si një taksi që ndizet vetëm kur është e gatshme për të marrë një pasagjer, burrat janë të hapur për martesë vetëm kur “drita e tyre është e ndezur.”

Kjo fazë shpesh lidhet me qëndrueshmërinë financiare, suksesin në karrierë dhe zhvillimin personal. Për shumë prej tyre, është më e rëndësishme të ndihen të përgatitur për të siguruar një të ardhme për partneren dhe familjen e ardhshme.

Kur marrëdhëniet e suksesshme nuk mjaftojnë…
Një nga aspektet më të diskutueshme të teorisë është se nuk ka të bëjë gjithmonë me gjetjen e personit të duhur. Edhe nëse një burrë është në një marrëdhënie të shkëlqyer, ai mund të mos jetë i gatshëm për martesë thjesht sepse nuk e ndjen që ka arritur atë fazë emocionale.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X