Valbona Mhilli ditën e diel ka bërë një deklaratë të rëndë ndaj Gerta Gixharit.Ajo ka sjell disa gjëra nga jashtë në raport me gazetaren, duke i thënë se ‘dehet nëpër klube dhe se e ka parë duke flirtuar me të tjerë’, ndonëse është e martuar prej shumë vitesh.
Kjo gjë e ka prekur tejet shumë Gertën, e cila ka reaguar në mënyrë të revoltuar.
E njëjta u përlot derisa Rozana Radi dhe Laert Vasili janë munduar ta qetësojnë, duke i qëndruar pranë.“Po më prek në gjënë më të shtrenjtë që kam jashtë”, u shpreh Gixhari duke thënë kështu për familjen.