Sunday, September 22, 2024
spot_img

Krah njeriut që ndihmoi Lady Gagan e shumë yje botëror, Aurela Gaçe ndan një moment të vështirë të jetës së saj!

- Advertisement -..

Aurela Gaçe konsiderohet një nga zërat më të mirë të muzikës shqiptare.

Me vocal të jazhtëzakonshëm e super energji në skenë, padyshim që edhe Aurela ka pasur problemet e saj, që publiku nuk i di.

Së fundmi këngëtarja ka ndarë në rrjete sociale një episod të vështirë të jetës së saj.

Ajo ka zbuluar se në një periudhë ka rrezikuar ta humbasë zërin e saj dhe këtë e bërë krah një fotografie me doktoreshën amerikane Gwen Korovin, e cila e ka ndihmuar ta tejkalojë krizën.

‘’Pacientja e saj prej 16 vitesh. Gjatë një periudhe të vështirë timen me kordat vokale, ishte takimi me të që më bëri të kuptoj shumë mbi diçka që e ke edhe nesër mund të mos e kesh. Sa herë jam në New York, patjetër të jem nën kontrrollin e saj. Doktoreshë, falemnderit që më shpëtove zërin. Nuk mund të jetoj pa muzikë dhe falemnderit për kujdesin e madh ndaj meje. Të kam takuar në një periudhë shumë të vështirë dhe ja ku jam, duke përformuar më e fortë e më e fortë” – është shprehur mes tjerash Aurela.

Korovin, emër i njohur në mjekësinë amerikane bashkë me burrin e sajn kanë punuar me emra si Lady Gaga, Ariana Grande, Pink, Mick Jagger.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X