Monday, March 3, 2025
spot_img

U gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre, zbardhen detaje të reja

- Advertisement -..

Janë zbuluar më shumë informacione në lidhje me pilulat e gjetura në shtëpinë e të ndjerit Gene Hackman dhe gruas së tij, Betsy Arakawa. Autoritetet e gjetën çiftin të vdekur në shtëpinë e tyre në New Mexico, së bashku me një nga tre qentë e tyre. Hackman ishte 95 vjeç dhe Arakawa 64.

Sipas një urdhri kontrolli të marrë nga TMZ, 64-vjeçari u gjet në banjën e shtëpisë, me një shishe të hapur me pilula të shpërndara nëpër sipërfaqen e saj. Nga ana tjetër, Gene Hackman u gjet në një dhomë tjetër pranë kuzhinës, qw sipas gjasave kishte rënë.

Mjeku ligjor Priya Banerjee ka thënë për Page Six se është shumë herët për të përcaktuar shkakun e vdekjes, pasi ka shumë elementë rrethanorë për t’u marrë parasysh. Sipas urdhrit, i cili u mor nga revista People, autoritetet gjetën paracetamol, ilaçe për tiroidet dhe diltiazem, një ilaç që përdoret për trajtimin e presionit të lartë të gjakut, pranë Betsy Arakawa.

Nuk është sqaruar se cilat pilula u gjetën pranë Arakawa-s dhe as kush i kishte tre ilaçet e gjetura në shtëpi. Trupi i saj u gjet në gjendje dekompozimi, me “mumifikimin e duarve dhe këmbëve” dhe “ënjtje të fytyrës”.

Një patolog mjeko-ligjor, i cili nuk është i përfshirë në këtë rast, tha për Us Weekly se ka shumë pak gjasa që pilulat e gjetura pranë Arakawa të kenë lidhje me procesin e saj të mumifikimit. Përkundrazi, mund të kenë luajtur rol kushtet e dhomës në të cilën u gjet.

Sipas Dr. Banerjee, ai u shpreh se temperatura e shtëpisë mund të ketë ndikuar tek dekompozimi i trupit, pasi New Mexico ka një klimë të thatë.

“Mjedisi luan një rol të madh, si dhe temperatura, pavarësisht nëse trupi është brenda apo jashtë”, tha ai.

Eksperti vlerëson se qeni ka ngordhur me siguri nga dehidratimi, pasi është gjetur në një dollap, ndërsa ka vënë në dukje se kafshët nuk duket se i janë afruar trupave të Hackman dhe Arakawa. Familja e çiftit fillimisht kishte shprehur dyshime se shkaku i vdekjes ishte helmimi me monoksid karboni, por sipas urdhrit të kërkimit zjarrfikësja dhe kompania e gazit natyror të thirrur në vendngjarje nuk gjetën prova për rrjedhje.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X