Friday, January 23, 2026
spot_img

Latest Posts

“Në televizion nacional krenohet se si ka rrahur”, Rovena Stefa sulmon Rozana Radin

Rovena Stefa ka ripostuar një video të vjetër të Rozana Radit, ku kjo e fundit flet për një konflikt mes tyre që kishte ndodhur vite më parë.

Në mbishkrimin e videos, Stefa shkruan: “Kjo është Rozana Radi. Në televizion kombëtar krenohet sesi ka rrahur Rovena Stefën. Për më tepër, e ka droguar me hapa gjumi për t’ia prerë flokët. Llumi i industrisë”.

Rreth 15 vjet më parë, Rovena ishte pyetur në emisionin “Zonë e Lirë” për raportin me Rovena Stefën ku kishte mohuar të kishte ndonjë gjë personale me Rozin, duke nënkuptuar se kjo e fundit kishte folur për të në mënyrë jo të favorshme.

Rozana nuk kishte vonuar t’i përgjigjej, duke thënë se ajo nuk zihet me askënd dhe se fokusohet në profesionet e saj si poete, flautiste, aktore dhe këngëtare. “I thuaj asaj këngëtares në studio të flasë për veten dhe jo për mua”, ishte shprehur Rozana.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X