Loredana Brati u përlot mbrëmjen e kaluar në Prime kur zbuloi pëlqimin e Olës ndaj Jozit.Ndaj sot, vendosi të ballafaqohej me të dy. Teksa Ola dhe Jozi po bisedonin me njëri-tjetrin jashtë te divanet, pranë tyre kanë shkuar Valbona, Loredana, Rizarta dhe Mikela dhe i kanë kënduar banorit këngën në sfond:
“Nuk mjafton një unazë as një lule në jorgan kur në mbrëmje…”.
Nga ana tjetër Valbona nisi që t’a gjuante me jastëk dhe ashtu bëri edhe Loredana. Kjo e fundit e pyeti Jozin nëse Ola ishte vend rezervë, por ai i tha që rezervë është kthyer dikush tjetër.
Pjesë nga biseda:
Valbona: S’të vjen turp ça i bëre shoqes sime
Jozi: I bëra atë që më the ti me i bërë, ti më the
Loredana: Ola si është vendi rezervë, rehat?
Jozi: Është në vend të parë, nuk është rezervë
Loredana: Ashtu ë?
Jozi: Rezervë ka kaluar tjetër kështu
Loredana: E di vetë që nuk është kështu, prandaj bën të njëjtat gjëra si unë
Ola: S’kam bërë asgjë si ajo