Sunday, September 22, 2024
spot_img

Gratë e futbollistëve që do vijnë sot në Tiranë

- Advertisement -..

Skuadra e Jose Mourinhos do të përballet me gjigantët holandezë për t’u bërë kampionët e parë të Ligës së Konferencës së Evropës pas një kohe të gjatë.

Të tillë si Tammy Abraham dhe Luis Sinisterra do të dalin në fushë mbrëmjen e sotme, ndërsa në stola do të brohoriten nga partneret e tyre seksi.

Por përpos se partneret e futbollistëve të njohur, cili është identiteti i tyre në jetën e përditshme.

Leah Monroe (Tammy Abraham)

E dashura mahnitëse e Tammy Abraham, Leah Monroe, është një blogere e cila ka edhe një kanal në Youtube ku jep këshillat e saj të bukurisë.

Monroe numëron mbi 10,000 shikime në kanalin e saj në YouTube, ku shpesh ndan këshilla për grimin, dhe gjithashtu ka mbi 118,000 ndjekës në Instagram.

23-vjeçarja u lidh me Abrahamin në vitin 2015 dhe është parë duke brohoritur burrin e saj në Romë këtë vit, pasi ai mori vendimin të largohej nga Chelsea verën e kaluar.

Vera Ribeiro (Rui Patricio)

Vera Ribeiro u martua me ish-yllin e Wolves, Rui Patricio në vitin 2019.

Vera është seksologe profesioniste dhe eksperte në Psikologji. Ajo madje shkroi një libër të titulluar ‘Manuali i joshjes’ në vitin 2018, i cili përfshin një mori këshillash kryesore për t’i ndihmuar çiftet t’i shijojnë njëri-tjetrin në dhomën e gjumit.

Astrid Karsdorp (Rick Karsdorp)

Ish-lojtari i Feyenoord-it, Rick Karsdorp, do të luaj kundër skuadrës së tij të vjetër për Romën të sonte mbrëma. Ai pritet të brohoritet sot nga gruaja e tij e mrekullueshme, Astrid Karsdorp.

Astrid është një modele me kohë të pjesshme dhe dyshja u martuan në vitin 2018. Ato janë prindër të dy fëmijëve. Karsdorp shpeshherë ndan foto të bukura me gruan në llogarinë e tij në Instagram.

Shelly Marciano (Ofir Marciano)

Shelly është gjithashtu një modele që ka punuar për Adidas, dhe Instagrami i saj është plot me foto të portretit të tyre familjar.

Shelly dhe Ofir Marciano u martuan në qershor të 2016-ës dhe kanë dy djem së bashku.

Dayenne Huipen (Justin Bijlow)

Dayenne Huipen është partnerja bukuroshe e portierit tjetër të Feyenoord, Justin Bijlow.

Edhe pse është e pamundur që të dy Marciano dhe Bijlow të luajnë në Shqipëri, Huipen ka shumë gjasa të jetë e pranishme në “Air Albania” duke treguar mbështetje për burrin e saj.

Jolisa Hendrix-Janssen (Jorrit Hendrix)

Jolisa Hendrix-Janssen është gruaja e mesfushorit të Feyenoord, Jorrit Hendrix.

Dyshja njihen që në fëmijëri. Ato u martuan në shkurt 2021 dhe gjithashtu kanë dy fëmijë. Kur Jorri nuk luan, ai shpesh ndan foto familjare në llogarinë e tij në rrjetet sociale ku patjetër shfaqet edhe Jolisa.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X