Sunday, March 9, 2025
spot_img

Parashqevi Simaku do të rikthehet në Shqipëri, planet e reja të ikonës së muzikës!

- Advertisement -..

Parashqevi Simaku është gati për rikthimin në skenë. Pasi u rikuperua për 4 javë në spital, artistja tashmë është duke u përgatitur për t’u rikthyer muzikës. Në rrjetet sociale ajo ka publikuar video ku shfaqet duke kënduar, ndaj edhe të gjithë ndjekësit e saj janë duke pritur projektet e ardhshme të saj.

Por mesa duket në plane është edhe një rikthim i mundshëm i artistet në Shqipëri. “Panorama” shkroi kohë më parë, se këngëtarja dhe grupi i njerëzve pranë saj, janë duke ideuar edhe një rikthim të mundshëm në skenë në vendin tonë, por detajet janë ende duke u diskutuar.

Një gjë të tillë duket se e ka pohuar edhe mbesa e Parashqevisë. Ina Simaku ka deklaruar se ka disa plane të mundshme për ardhjen e Parashqevisë në Shqipëri, por theksoi se, për momentin, nuk mund të japë një përgjigje përfundimtare. Ina tha se megjithatë, ka ende shumë dyshime dhe biseda në lidhje me këtë çështje, dhe nuk është në gjendje të konfirmojë asgjë me siguri.

Është folur për disa plane, por për momentin, nuk do të them 100 për qind’– tha ajo. Aktualisht këngëtarja është duke punuar për disa këngë dhe projekti për një rikthim të saj në skenën shqiptare, është në planet për në fund të vitit.

Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku ka dalë nga spitali në Nju Jork, muajin e shkuar ku po kurohej për shkak të situatës së rënduar psikologjike. Biznesmeni shqiptar, Elton Ilirjani ka dhënë lajmin e mirë dhe ka shpërndarë në rrjetin e tij zyrtar në Instagram foto të saj. Simakut shihet e transformuar totalisht, me flokë të krehura dhe në ngjyrë tjetër. Ajo shfaqet e qetë dhe duke qeshur në videon e filmuar.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X