Reperi i njohur shqiptar, Capital T (Trim Ademi), festoi ditëlindjen e tij më 29 shkurt, një datë që ndodh vetëm një herë në katër vjet. Për të shënuar këtë rast të veçantë, ai organizoi dy festa në dy qytete të ndryshme: fillimisht në Prishtinë, qytetin e tij të lindjes, dhe më pas në New York City, një vend me rëndësi të veçantë për të.
Gjatë festimeve, Capital T ndau me ndjekësit në rrjetet sociale një video ku shfaqej duke ecur dorë për dore me të dashurën e tij, Adrola Dushi, duke treguar dashurinë dhe lumturinë e tij në këtë ditë të veçantë. Këto festa theksuan lidhjen e tij me dy kontinente dhe dy qytete që kanë një vend të veçantë në jetën e tij, duke e bërë këtë ditëlindje një udhëtim festiv mes Prishtinës dhe New York-ut.
Prej disa kohësh reperi është zhvendosur në New York, ku edhe ka nisur bashkëjetesën me modelen. Çifti e kaloi Shën Valentinin në Firenze, dhe më pas udhëtuan së bashku drejt New Yorkun, ku tashmë ndajnë edhe jetën së bashku. Dashuria mesa duket e ka distancuar disi nga muzika, ku këngëtari ka preferuar që të shijojë pak kohë me partneren e tij, duke u tërhequr përkohësisht nga koncertet.
Duke qenë se Adrola jeton dhe punon në SHBA, e ka pasur të pamundur zhvendosjen në Kosovë, ndaj edhe ka qenë reperi ai që ka riformatuar agjendën e tij, për të shijuar disa kohë dashurinë jo më në distancë. Lidhja e tyre ka qenë prej kohësh në qendër të mediave. Shpesh është aluduar edhe për një krisje të tyre.
Rasti i fundit ishte pak muaj më parë, ku shkak u bë një postim i reperit në rrjetet sociale. “Si fle unë, kur e di që jam single dhe askush nuk më tradhton”, shkruan ai në një video të postuar në TikTok.
Por mesa duket Capital T zhvendoset në New York, shkak raporti me Adrola Dushin çifti ia ka dalë që pavarësisht ulje-ngritjeve, ta gjejnë rrugën për tek njëri-tjetri.