Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha dhe bashkëshortja e tij, Edona Berisha, kanë konfirmuar zërat se do të bëhen prindër për herë të parë.
Lajmin e ka ndarë vetë ata përmes një postimi në rrjetet sociale, ku Edona publikoi disa foto me barkun e rrumbullakosur dhe momente romantike krah Mërgimit.
Krahas fotove, ajo shkruante: “Dy zemra, një dashuri dhe së shpejti, një engjëll i vogël që të na shërojë”.
Mërgimi dhe Edona Berisha i dhanë fund beqarisë dhe u martuan në një ceremoni luksoze gushtin e vitit 2024
Ata kanë qenë shpesh në qendër të medieve për shkak të deklaratave të bujshme që kanë rrethuar marrëdhënien e tyre.
Kujtojmë se futbollisit braktisi dy javë para dasmës modelen Vesa Vllasaliu, me të cilën ishte i fejuar dhe bëri publike romancën me Edonën. Vesa po ashtu ishte mikeshë e ngushtë me këtë të fundit dhe akuzoi rëndë asokohe lojtarin, duke thënë se e ka dhunuar, si edhe e ka tradhtuar.
