Wednesday, March 12, 2025
spot_img

6 mesimet e arta për femrat dhe meshkujt për të ndryshuar gjithcka

- Advertisement -..

Në ditët e sotme vihet re një brezë me shumë problematika duke nisur nga pasigurit në vetvete, në materializmin që trendet e reja në rrjetet sociale apo televizion dhe në “humbjen” e disa vlerave që shpesh sjellin jetë jo stabël apo një “kaos” në shoqëri.

Sot ne shohim shumë raste që vajzat janë të fokusuara vetëm në aparancën fizike dhe materializmin e mirëfillt por edhe me djemtë shohim shpesh një mungesë të theksuar të përgjegjësive ndaj drejtimit të jetës së tyre. Në një kohë ku orjentimi seksual konfuzon të rinjtë,po ashtu edhe ndjenjat emocionale po u sjellin konfusion në jetën e të rinjve.

Ja 6 mësimet që çdo i ri duhet të aplikoj për një cilësi më të mirë personale dhe sociale,duke transformuar trendet boshe në një vlerë që përmirëson çdo aspekt.

6 Mësimet e arta për femrat :

  1. Bukuria fizike tërheq vëmëndjen por vetëm bukuria mendore e ruan atë
  2. Mundohu të thuash “jo” pa pasur nevojë të justifikohesh (nëse dikush lëndohet nga kufinjtë e tu,ky është problemi i tij. Barra më e rëndë që do heqësh është frika nga mendimi i të tjerëve)
  3. Mos lejo të tjerët (por edhe influenca e rrjeteve sociale dhe televizive) të përcaktojnë se çdo të thotë kënaqësi për ty.
  4. Para martesës trajtoni çeshtjet kyçe si financat,edukimi i fëmijëve,vlerat që doni të përcillni,shëndeti familjar,edukimi dhe karriera.
  5. Mosha midis 15 dhe 30 vjeç është epoka e artë e jetës tende ( duhet të fitosh dhe të humbasësh miq,do bësh gabime dhe do ti korrigjosh,të dështosh,të njohësh realitetin,të dashurosh dhe të lëndohesh,të humbësh veten,të bëhesh më e fortë,mëso të shijosh jetën jo të vetëshkatërrohesh)
  6. Shëro veten para se të bësh fëmijë dhe përcillja këto mësime (asnjëherë femrat nuk duhet të bëjë fëmijë me qëllim për të shëruar veten ose jetën e tyre)

6 Mësimet e arta për meshkujt

  1. Fuqia fizike të ndihmon të mbrohesh por forca mendore të ndihmon të udhëheqësh (puno me trupin dhe mendjen tënde,mëso të përballosh sfidat me mënçuri jo vetëm me forcë,mos lejo që frika apo pasiguritë të ndikojnë dhe kontrollojnë në zgjedhjet e tua.
  2. Mos lejo që shoqëria të përcaktojë çfarë do të thotë të jesh burrë (burrëria nuk është vetëm forca fizike por edhe ndershmëria,përgjegjësia dhe besimi.Nuk ke nevojë të festosh,të bëhesh don zhuan apo të ndjekësh turmën për tu ndjerë i plotësuar.Gjej kënaqësinë në qellimet dhe pasionet e tua.
  3. Nuk është e rëndësishme të jesh më i forti por më i qetë dhe më i vetëdijshëm. Vetëkontrolli është fuqia më e madhe që mund të zotërosh.
  4. Para se të krijosh familjen kupto dhe prano veten. Flit hapur për financat,përgjegjësit vlerat dhe pritshmëritë me partneren.
  5. Një burrë i vërtet nuk përdor forcën për të fituar respekt por karakter dhe mënçuri. Mos kërko të dominosh të tjerët përfshirë dhe partneren por udhëhiq me drejtësi.
  6. Shëro veten përpara se të bëhesh baba. Një burrë i shëndetshëm emocionalisht dhe mëndërisht rrit një brez të fortë. Mos u bëj baba nga nevoja ose presioni por nga vendosshmëria për të qënë një udhëheqës i denjë për fëmijët e tu.

Le të shpresojmë që të ndryshojë pak aktualiteti që po na rrethon dhe brezi i ri të ndryshoj rrjedhën duke lenë pas problematikat absurde që shikojmë në rrjetet sociale dhe të rikthehen në një stil jetese më të shëndetshme sociale.

Burimi / Albulena Ajetimehukaj

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X