Dy banorët e Big Brother VIP Albania, Aldo dhe Rizarta, kanë tërhequr vëmendjen e publikut me afrimitetin e tyre të papritur.
Në fillim të qëndrimit të saj në shtëpi, Rizarta kishte shprehur një lloj interesi për Gejstin, i cili në atë kohë ishte më i afërt me Eglin.
Por, duket se raportet brenda shtëpisë kanë ndryshuar dhe tashmë Rizarta po kalon gjithnjë e më shumë kohë me Aldon.
Një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale ka ndezur spekulime mbi një marrëdhënie të mundshme mes tyre.
Në pamjet e shpërndara, dyshja shfaqet më afër se kurrë, duke u përqafuar me shumë pasion.
Aldo duket duke e tërhequr Rizartën drejt vetes, dhe ajo duke e përqafuar, një gjest që ka lënë të habitur jo vetëm publikun, por edhe banorët e tjerë të shtëpisë.
